Papa i bën thirrje Putinit ta ndalojë ‘spiralen e dhunës dhe vdekjes’

02 tetor 2022 | 14:12
Papa Françesku i ka bërë thirrje presidentit rus, Vladimir Putin, që të “ndalojë spiralen e dhunës dhe vdekjes” në Ukrainë dhe ka denoncuar “rrezikun absurd” për luftë katastrofike bërthamore, teksa tensionet po përshkallëzohen.

Papa ka shprehur lutjen e tij më të fortë deri më tani për luftën teksa i është drejtuar publikut në Sheshin e Shën Pjetrit. Ishte hera e parë në publik që ai ka përmendur udhëheqjen e Putinit.

Papa i ka bërë thirrje gjithashtu presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, që të jetë i hapur ndaj propozimeve serioze të paqes.

Ai ka nxitur  komunitetin ndërkombëtar që të përdorë të gjitha instrumentet diplomatike për t’i dhënë fund luftës.

“Kjo plagë e tmerrshme, e pakonceptueshme e njerëzimit, në vend që të zvogëlohet, vazhdon të rrjedh gjak edhe më shumë, duke kërcënuar të përhapet”, ka thënë Papa Françesku.

“Që njerëzimi e gjen përsëri veten përpara kërcënimit të luftës atomike është absurde. Çfarë duhet të ndodhë më shumë, sa më gjak duhet të rrjedhë më shumë para se të përfundojë lufta?”, ka pyetur Papa Françesku.

Gjatë gjithë luftës, Françesku ka denoncuar përdorimin e armëve dhe ka kërkuar dialog, raporton “AP”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë publikuar formacionet për ndeshjen Manchester City dhe Manchester United.…