Papunësia në Gjermania pritet të bjerë në 4.6 për qind deri më 2020

06 shtator 2018 | 20:31

Shkalla e papunësisë në Gjermani do të ulet nën vlerën e 5% të vitit të ardhshëm, sipas një parashikimi të bërë të ditur nga Instituti i Kërkimeve Ekonomike (DIW).

Hulumtuesit e Institutit gjerman të Kërkimeve Ekonomike (DIW) kanë parashikuar një normë mesatare të papunësisë prej 4,9% për vitin 2019, me një rënie të mëtejshme deri në 4,6% në vitin 2020.

Këto të dhëna përfaqësojnë një shifër prej 2,1 milion të papunë, krahasuar me 2,35 milionë në vitin 2018.

“Ekonomia gjermane po zhvillohet me një ritëm pak më pak të shpejtë se vitin e kaluar”, deklaroi sot drejtori i Institutit të Kërkime Ekonomike (DIW), në Berlin, Claus Michelsen.

DIW ka konfirmuar gjithashtu parashikimin e rritjes ekonomike në vjeshtë, fillimisht i bërë i ditur në mes të qershorit, në 1,8% për vitin aktual, përcjell Atsh.

Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) mund të rritet me 1,7% në 2019 dhe pastaj me 1,8 % në vitin 2020.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy analistë amerikanë janë shprehur kundër idesë së shkëmbimit të…