Paralajmërohen reduktime të ashpra të ujit, shkak keqpërdorimi nga qytetarët

05 qershor 2022 | 15:41

Ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, Sokol Xhafa ka publikuar disa video nëpër lagjet e kryeqytetit, ku shihet se si qytetarët keqpërdorin ujin e pijshëm.

Veprimet e tilla Xhafa i quajti si qyqare.

“‘Kultura’ jonë ‘qytetare’, ose më mirë qyqare. Keqpërdorimet – vjedhjet e ujit në të gjitha anët”, ka shkruar ai si përshkrim të pamjeve nga disa zona. “Lusim qytetarët të lajmërojnë keqpërdorimet, përndryshe e ardhmja e afërt mund të rikthejë reduktimet e ashpra në të gjitha qytetet dhe zonat”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çmimi i derivateve të naftës në tregun e Kosovës ka…