Parashikimi i motit për javën e ardhshme

26 janar 2020 | 20:26

Java e fundit e muajit janar do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm dhe herë-herë i shoqëruar me reshje shiu.

Shi pritet të ketë ditën e hënë, të mërkurën dhe të enjten, ndërsa ditët tjera të vranëta dhe me intervale me diell. “Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-11 m/s. Këto temperatura që parashihen për këtë javë janë dukshëm mbi vlerat e temperaturave mesatare për muajin që jemi, por reshjet e parashikuara, pritet sadopak ta zbusin nevojën e akumulimit të liqeneve, prej të cilave furnizohen qytetaret”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

Sipas IHMK-së, sa i përket situatës biometeorologjike, ajo do të jetë relativisht e mirë dhe në favor të popullatës, sidomos ndaj atyre që kanë probleme me sëmundje kronike.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Burim Etemaj, ish-kryeredaktor i “Epokës së re”: E guximshmja, “Epoka…