Parashikimi i motit për nesër

04 dhjetor 2018 | 22:02

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), ka njoftuar për parashikimin e motit për ditën e nesërme.

Sipas IHMK-së,  në pjesën e parë të ditës do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe i paqëndrueshëm, ndërsa gjatë pjesës së dytë të ditës do të ketë depërtim të masave ajrore relativisht të ftohta të cilat do të ndikojnë në rënien e temperaturave minimale deri në vlera negative. “Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherif,i ka…