Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

10 nëntor 2019 | 22:45

Në pesë ditët e ardhshme, nga 11 deri më 15 nëntor, sipas Institutit Hidrometeorologjik në Kosovë (IHMK), do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.

“Vranësirat të martën, gjatë natës dhe ditën e mërkurë do të krijojnë kushte që vende-vende të sjellin reshje lokale shiu. Sa i përket temperaturave, ato mbesin pothuajse të ngjashme me javën që lamë, me rënie të lehta, minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 4-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-11m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Franca mund…