Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

29 janar 2023 | 17:57

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme.

Sipas IHK-së, java e ardhshme parashihet të jetë me mot kryesisht të vranët, por nuk do të mungojnë edhe intervalet e shkurta me diell.

“Nuk parashihen reshje të intensitetit të lartë por vetëm riga dhe fjolla të dobëta bore. Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të lëvizin ndërmjet – 4 deri 8 gradë Celsius. Rigat e dobëta parashihen ditën e marte dhe të enjte, ndërsa fjollat e dobëta të borës parashihen ditën e premte”.

May be an image of map and text

“Edhe pse këto reshje të intensitetit të dobët parashihen gjatë ditëve të ardhshme, nuk do të përfshijnë gjithë territorin. Reshje të intensitetit mesatar parashihen të jenë rreth relievit malor, kryesisht në formë të dëborës. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe verilindjes”, ka njoftuar IHK-ja.

May be an image of map

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Filmi “Bomba”, me regji dhe skenar të James Fetahut, me…