Parashikimi i motit për sot

08 nëntor 2018 | 08:21

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se edhe sot do të mbajë mot kryesisht me diell.

Sipas IHMK pasdite në pjesën jugperëndimore dhe veriperëndimore do të ketë vranësira të lehta të cilat i takojnë stadit të lartë dhe të mesëm të troposferës.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-18 gradë Celsius. Në viset malore temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-14 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-3m/s” thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi, i ka kritikuar subjektet…