Parashikimi i NASA-s: Ky mund të jetë viti më i nxehtë i të gjitha kohëve

29 prill 2020 | 09:22

Shkencëtarët shprehen se viti 2020 mund të jetë viti më i nxehtë në histori. Edhe nëse nuk ndodh kjo, me siguri do të jetë mes pesë vjetëve më nxehta të të gjitha kohëve.

Organizata Botërore e Meteorologjisë njoftoi se 10 vjetët që përfundojnë në fund të vitit 2019 janë 10 vjetët më të nxehta në historinë botërore.

Por, duket se planeti ynë do të vazhdojë të vendosë një rekord të temperaturës në vitin 2020. Sipas asaj që raporton gazeta britanike “The Guardian”, viti 2020 mund të jetë viti më i nxehtë i matur deri më tani.

Sipas studimit të kryer nga Gavin Schmidt, drejtor i Institutit të Studimeve Hapësinore të NASA-s, probabiliteti që kjo gjë të ndodhë është 60 për qind.

Ndërsa në deklaratën e bërë nga Zyra Kombëtare e Oqeanit dhe Atmosferës (NOAA), u nënvizua se probabiliteti është 75 për qind.

Edhe nëse viti 2020 nuk është viti më i nxehtë, ai konsiderohet të jetë një nga pesë vjetët më të nxehta që ka parë ndonjëherë njerëzimi dhe probabiliteti është 99 për qind.

Sipas raportit, një nga vendet që do të preket më shumë nga kjo situatë dhe që lidhet me shkrirjen e akullnajave është Britania e Madhe. Syri.net

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dje, meqë Behgjet Pacollit nuk…