Parashikimi i motit në Kosovë për ditët e ardhshme

17 dhjetor 2017 | 20:49

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës , ka njoftuar për parashikimin e motit që to të mbajë në pesë ditët e ardhshme.

Parashikohet se ditët e para të javës do të karakterizohen me mot kryesisht të vranët dhe me reshje të dobëta bore.

Nga e mërkura e tutje, Kosova do të ndikohet nga fushat anticilkonike të cilat do të karakterizojnë mot stabil, me intervale të gjata me diell ,por të ftohtë. Kjo si pasojë e depërtimit të masave të ajrit me origjinë polare.

Temperaturat minimale parashihet të bien deri -8 gradë celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të arrijnë deri 2 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-6m/s.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Infrastrukturës njofton të gjithë qytetarët se qarkullimi rrugor…