Paratë e ndara për sektorin privat u transferohen punëtorëve

02 prill 2020 | 09:03

Në fillim të kësaj jave Qeveria në detyrë e Kosovës miratoi Pakon Emergjente Fiskale përmes së cilës përfshihet mbështetja financiare për bizneset gjatë periudhës së pandemisë COVID.

Zëvendësministri i Financave dhe Transfereve, Agim Krasniqi, në një shkrim në “Facebook” ka thënë se mjetet financiare do të barten në llogaritë e punëtorëve e jo në llogarinë e kompanisë. “Punëtorët edhe individualisht mund të lajmërohen në zyrat e punësimit dhe ta dorëzojnë kontratën e punës dhe atë të ndërprerjes si dhe llogarinë e bankës, në mënyrë që të shmangen keqpërdorimet me mjetet financiare”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka thënë se ky vendim është marrë pas miratimit të pakos, përmes së cilës do të ndahen fonde shtesë për skemat sociale dhe pensionale, mbështetje financiare për shoqëritë tregtare, huadhënie për ndërmarrjet publike në vështirësi, për komunat, shtesa për mjekë, infermierë, policë, punëtorët e dyqaneve, furrave, farmacive e shtesa për kategori të tjera.

Vlera e pakos së miratuar nga Qeveria e Kosovës kap vlerën e 179.6 milionë eurove.

Autoritetet në Kosovë kanë shpallur gjendje emergjente për shëndetin publik, me qëllim të parandalimit të përhapjes së këtij virusi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mjekë të njohur nga Qendra e Shkollave Mjekësore dhe të…