‘Paris Hiltoni është dashuria e jetës sime’

23 janar 2019 | 18:40

Në nëntor të vitit 2018, një çift hollivudian i ka dhënë fund fejesës. Paris Hilton ka njoftuar se lidhja me Chris Zylka ka marrë fund, por duket se aktori nuk po e heq dot nga mendja.

“Ai është ende i dashuruar me Paris dhe nuk do donte asgjë veçse të kthehej sërish me të. Ai i thotë miqve se ajo është dashuria e jetës së tij”, ka thënë një burim pranë Chris për “DailyMail”.

Më 22 janar, Chris është fotografuar pranë një vajze brune që dyshohej se ishte e dashura e tij e re. Aktori e ka mohuar këtë duke treguar se është e dashura e mikut të tij.

Ndërkohë Paris  është e lumtur dhe është fokusuar tek familja dhe karriera. Këngëtarja po punon shumë që të ketë sukses gjatë 2019 dhe duket se nuk e ka aspak mendjen tek ish i fejuari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas shkencëtarëve të NASA-s jeta jashtëtokësore mund të zbulohet në…