“Park Qendror” prej 8 hektarësh midis Prishtinës — Uran Ismaili prezanton projektin e tij më interesant

07 tetor 22:38

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga PDK, Uran Ismaili, në emisionin Pressing të T7, ka prezantuar projektin më interesant të tij, bëhet fjalë për “Parkun Qendror”, siç e quan ai, e që do të realizohet në qendër të Prishtinës, nëse Ismaili bëhet kryetar komune.

Ismaili tha se toka prej 8 hektarësh është tokë publike e Komunës së Prishtinës, rrjedhimisht nuk do të ketë probleme.

“Lokacioni është në qendër të Prishtinë. Shumica është parking, tokat prej 8 hektarësh janë publike të Komunës së Prishtinës. Këto ndërtesa do të zhvendosen. Ndërsa parkingu aktual do të bëhet nëntokësor”, është shprehur Ismaili.

“Shumica janë parkingje të administratë. Nuk ka asnjë pronë private. Në çështjen e pronës privatë është më vështirë, por kjo është pronë publike. Parkingu i Pallatit të Rinisë është “Heat Island” (ishull i nxehtësisë), aty ka rreze të diellit dhe asgjë nuk krijon hije”, ka thënë Ismaili.

Ismaili tha se ky është projekti më interesant i tij për Prishtinën dhe projekti më i nevojshëm për kryeqytetin.

“Për mua ky është një ndër projektet ma interesante të Prishtinës dhe projekti ma i nevojshëm. Kjo është nevoja më e madhe e qytetarëve të Prishtinës”, thotë Ismaili.

“Këtu problemi më i madh është vullneti për të implementuar këtë projekt. Unë këtu kam paraqitur atë që ne e dimë, që Prishtina ka nevojë për një park qendror”, ka thënë Ismaili.

“Parku nuk do të krijojë shumë, mund të jetë rreth 1.5 milionë. Njëjtë si parku i Nju Jorkut. Ka vlerë trilionë, por nuk shitet. Andaj edhe ne nuk e diskutojmë sepse ka nevojë”, shtoi Ismaili.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Peja ka fituar ndaj Prizrenit 16 me rezultat 89:82 (26:17,…