Parkim si në filma, ani pse s’kishte në plan të bënte një gjë të tillë

18 janar 2022 | 08:52

Pamjet video nga kamerat e vëzhgimit në mbarë botën dëshmojnë për vështirësitë në drejtimin e automjetit gjatë parkimit, por kjo video na tregon diçka krejtësisht të ndryshme – sepse shoferi as që kishte ndërmend të parkonte.

Sipas informacioneve të disponueshme, ngjarja ka ndodhur në Kinë dhe në video shihet një Peugeot i zi që i afrohet bordurës dhe zonës ku parkohen makinat me shpejtësi të madhe në një rrugë të lagësht.

Pasi shoferi humbi kontrollin e mjetit, makina goditi fort bordurën, u ‘ngjit në ajër’, fluturoi mbi katër automjete të parkuara dhe u ul në një vend parkimi bosh.

Pas këtij “parkimi”, shoferi del nga makina dhe shikon me mosbesim se çfarë ka ndodhur.

Nëse nuk do të ishte kamera e vëzhgimit, është e vështirë për këdo që ta besojë këtë histori.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti i Statistikave i Shqipërisë njofton se gjatë vitit të…