Parkingu 7-milionësh në Lipjan përballë pikëpyetjeve: Arsim Jashari kërkon hetim nga Krimet Ekonomike

29 nëntor 2026 | 17:35

Shefi i Grupit të Asamblistëve të PDK-së në Lipjan, Arsim Jashari, ka kërkuar përgjegjësi institucionale lidhur me gjendjen e parkingut nëntokësor në këtë komunë, i cili, sipas tij, po shfaq probleme me depërtimin e ujit, vetëm një vit pas ndërtimit.

Jashari ka publikuar një video në llogarinë e tij, ku shihet uji duke pikuar në hapësirat e parkingut, projekt ky që, sipas tij, ka kushtuar rreth 7 milionë euro.

Ai ka bërë thirrje që Krimet Ekonomike të nisin hetimet për këtë projekt, duke ngritur pikëpyetje lidhur me kontratën e izolimit, përgjegjësit për punimet dhe mënyrën e shpenzimit të mjeteve publike.

“PARKINGU 7-MILIONËSH PO PIKON, PO KRIMET EKONOMIKE KUR DO TË LËVIZIN?!

Sistemi pikë-pikë… çdo pikë ujë, një pikëpyetje më shumë! Apo duhet të shembet krejt parkingu që të fillojnë hetimet? Kush ia dha kujt kontratën e izolimit dhe kush përfitoi nga kjo punë? Shpejt dihet… por drejtësia ende hesht!

7 MILIONË EURO KËRKOJNË LLOGARI!”, ka shkruar Jashari. Ai ka drejtuar kritika ndaj udhëheqjes komunale, të drejtuar nga kryetari Imri Ahmeti, duke kërkuar që institucionet kompetente të sqarojnë përgjegjësitë për problemet e paraqitura në këtë projekt.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Policët e stacionit policor në Ferizaj kanë ndëshkuar tre shoferë,…