Parku i biznesit do të ndërtohet në fshatin Lumadh

28 shkurt 2018 | 14:57

Përfaqësues të bizneseve të Vushtrrisë por edhe përfaqësues të fshatrave Lumadh, Stanovc i Epërm dhe Stanofc i poshtëm, janë pajtuar për ndërtimin e Parkut të biznesit në fshatin Lumadh të kësaj komune.

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka folur për investimet që do të bëhen aty. “Në Parkun e biznesit në Lumadh që përfshinë një hapësirë prej 14 hektarëve synojmë që të punësohen 1000 persona”, ka thënë Tahiri.

Ai ka bërë me dije se tashmë nga buxheti i shtetit janë siguruar 1 milion e 200 mijë euro për investime në periudhën trevjeçare në Parkun e biznesit. “Punësimin e njerëzve e bëjnë bizneset, e komuna është këtu që t’u krijojë kushte sa më të mira bizneseve për rritjen e kapaciteteve të tyre prodhuese e shërbyese”, ka thënë kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka pritur të…