Parku i Biznesit Drenasi II afër finalizimit

12 prill 2024 | 11:58

Në Drenas është mbajtur debati i radhës lidhur me procedurat drejtë jetësimit të Parkut të Biznesit II, ku përfaqësuesit nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, me përfaqësues nga komuniteti i biznesit, qytetarë dhe akterë të jetës publike në Drenas, kanë dhënë komentet e tyre mbi Strategjinë Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis, si një hap tjetër drejt plotësimit të dokumentacionit rreth finalizimit të Parkut të Biznesit Drenasi II.

Drejtori i Drejtorisë për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit, Petrit Gashi dhe përfaqësuesi nga MINT, Nol Buzhala, informuan të pranishmit për vazhdimin e procedurave dhe kohën e fillimit të punimeve në Parkun e Biznesit.

Ata kërkuan nga të gjithë të interesuarit që deri më 20 prill, të dërgojnë komentet e tyre lidhur me Strategjinë e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis si një hap tjetër që Komuna e Drenasit dhe MINT, të vazhdojnë tutje jetësimin e këtij projekti me rëndësi për komunën e Drenasit dhe ekonominë e Kosovës.

Në nëntor të vitit të kaluar është mbajtur debati i parë publik me qytetarë, biznese, grupe të interesit, ku janë njoftuar të pranishmit për krijimin e Parkut Industrial 2 në Drenas.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Daniele de Rossi është shprehur i kënaqur me fitoren e…