De Rossi: Treguam guxim ndaj Milanit

12 prill 2024 | 11:50

Daniele de Rossi është shprehur i kënaqur me fitoren e Romës ndaj Milanit (0-1), në çerekfinale të Ligës së Evropës. Strategu italian ka deklaruar se në këtë ndeshje i ka pëlqyer gjithçka nga pak tek Roma, derisa ka lavdëruar edhe Lukakun.

“Nga kjo ndeshje më pëlqeu pak nga të gjitha, më pëlqeu guximi për të mbajtur topin, forca për t’u mbrojtur. Në këtë sfidë pash edhe Lukakun në ditën e tij më të mirë që kur unë kam ardhur këtu. Bëri spondën, na lejoi të dilnim përpara, bëri pikërisht atë që pres prej tij. Ndeshja e kthimit? Milan sigurisht mendonte të fitonte në shtëpi për të administruar më pas ndeshjen e kthimit. Sjellja e tyre pritet të jetë e njëjtë, por nëse në luajmë në stadiumin tonë si 10 minutat e fundit në ‘San Siro’ do të na shpartallojnë”, u shpreh De Rossi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj, ka vlerësuar se…