Parlamenti britanik kundërshton një referendum të ri për Brexit-in

14 mars 21:53

Parlamenti britanik ka votuar kundër mbajtjes së një referendum të ri për Brexit-it. Ligjëvënësit kundërshtuan mocionin me 334 vota kundër dhe 85 për.

Ky votim, nuk i pengon ligjvënësit, që në një përiudhë të ardhshme, sërish të fitojnë mbështetjen e Parlamentit për një referendum të dytë të Brexit-it, raporton Asoshiated Press.

Parlamenti britanik po mban një sërë votimesh të enjten nëse do të shtyjë largimin e Britanisë nga blloku 28-vendësh, i cili aktualisht është planifikuar për në 29 mars.
Procesi i daljes së Britanisë së Madhe nga BE-ja ka hyrë në një periudhë të paqartësisë së madhe pasi parlamenti britanik rrëzoi dy marrëveshje që parashihnin modalitetet e daljes së vendit nga BE-së.
Marrëvëshjet ishin arritur përmes negociatave të qeverisë britanike të udhëhequr nga Theresa May dhe udhëheqësve të Bashkimit Evropian.

Ndërkohë të mërkuren, ligjvënësit britanikë kanë votuar kundër largimit nga Bashkimi Evropian pa një marrëveshje paraprake.
Me 321 vota për dhe 278 kundër ata i kanë bërë thirrje qeverisë britanike që të përjashtojë mundësinë e një Brexiti pa marrëveshje./REL

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesuesi i Bordit të “Trepçës”, Ardian Syla, pas nënshkrimit të…