Parlamenti Evropian miraton hyrjen e Kroacisë në Eurozonë

05 korrik 2022 | 13:49

Parlamenti Evropian në seancën e mbajtur në Strasburg me shumicë dërmuese e ka mbështetur pranimin e Kroacisë në Eurozonë.

539 nga 632 përfaqësuesit e pranishëm kanë votuar për raportin për hyrjen në përdorim të euros  në Kroaci nga 1 janari 2023, në të cilin është vlerësuar se ky shtet i plotëson kushtet për hyrje në zonën e euros,  raporton Aljazeera.

Parlamenti Evropian i ka barë thirrje Qeverisë së Kroacisë që të sigurohet që pas hyrjes së Euros në përdorim të mos ketë ngritje artificiale e çmimeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Atleti i njohur nga Kosova, Erzen Zyberaj do të jetë…