Parlamenti holandez njeh vrasjet e armenëve si “gjenocid”

23 shkurt 2018 | 13:00

Ligjvënësit në Dhomën e Ulët të Parlamentit holandez kanë miratuar një rezolutë, përmes së cilës njihet si “gjenocid” masakra ndaj armenëve nga Perandoria Osmane më 1915, një vendim ky ka shkaktuar zemërim në Turqi.

“Mocioni është pranuar”, ka thënë kryeparlamentarja Khadija Arib, pasi 143 ligjvënës votuan pro dhe vetëm tre kundër këtij propozimi.

Ligjvënësit gjithashtu kanë kaluar edhe një rezolutë tjetër për dërgimin e përfaqësuesve qeveritarë në kryeqytetin armen, Jerevan, gjatë muajit prill, për të përkujtuar viktimat.

Këtë vendim të Parlamentit holandez e ka mirëpritur Ministria e Jashtme e Armenisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për pesë ditë sa zgjatën bombardimet ajrore dhe artileria e…