Partia fituese e zgjedhjeve duhet t’i prijë procesit të arritjes së marrëveshjes për zgjedhjen e presidentit

30 mars 2021 | 08:19

Analisti politik Ilir Ibrahimi ka thënë se partia fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit duhet t’i prijë procesit të arritjes së marrëveshjes për zgjedhjen e presidentit dhe të mos lejojë shkuarjen në zgjedhje të reja.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se vendi nuk guxon të shkojë në zgjedhje për arsye të moszgjedhjes së presidentit.

“Vendi nuk guxon të shkojë në zgjedhje për arsye të mos-zgjedhjes së presidentit. Partitë politike, secila sipas peshës së votës e kanë përgjegjësinë për mos ta lejuar një gjë të tillë. Zonja Osmani me mbi 300 mijë vota. Është deputetja më e votuar por jo edhe presidentja më e votuar. Deklarimi i kandidaturës së presidentit në zgjedhje parlamentare është vetëm taktikë zgjedhore por assesi legjitimim i kandidaturës”.

“Presidenti deri tani është zgjedhur bazuar në një marrëveshje politike, prandaj partia fituese duhet t’i prijë procesit të arritjes së asaj marrëveshjeje dhe të mos lejojë shkuarjen në zgjedhje”, ka thënë Ibrahimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në ditët e fundit të muajit mars dhe dy ditët…