Partitë e vogla opozitare: Duam qeveri tranzitore dhe tryezë nga presidenti

29 prill 2019 | 11:35

Grupimi i partive të qendrës së djathtë në Shqipëri, që janë njëkohësisht edhe aleatët e Partisë Demokratike, kanë paraqitur sot një platformë për zgjidhjen e krizës politike.

Duke i qëndruar besnikë marrëveshjes së firmosur për të qenë pjesë e një koalicioni opozitar, krerët e pesë partive të vogla, e shohin të pamundur zhvillimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Në platformën politike, Nard Ndoka i PDK-së, Vangjel Dule i PBDNj-së, Dashamir Shehi i LZhK-së, dhe Fatmir Mediu i PR-së, e shohin si zgjidhje krijimin e një qeverie tranzitore pa Edi Ramën kryeministër për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme.

“Duke konstatuar se në zgjedhjet e 30 qershorit 2019 janë regjistruar vetëm parti politike të mazhorancës, si dhe përpjekjet e Ramës për të organizuar zgjedhje farse, me qëllim që të krijojë idenë false se zgjedhjet do të jenë ‘konkurruese’, përballë opozitës dhe qytetarëve nga ana tjetër, të vendosur për të mos lejuar zhvillimin e zgjedhjeve farse, tentativën e qeverisë për një krim elektoral me pasoja shkatërruese për vendin, e cila do të çonte në një përplasje me pasoja për vendin dhe unitetin e popullit”, është thënë në deklaratën e përbashkët të partive të vogla. /TCh/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pak ditë pas vrasjes së presidentit Abraham Lincoln ndërsa ai…