Partitë opozitare turke ndihmojnë njëra-tjetrën për të sfiduar Erdoganin

22 prill 17:12

Pesëmbëdhjetë deputetë turq nga partia kryesore opozitare CHP, kanë shkuar në Partinë Iyi, në mënyrë që kjo parti të mund të garojë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që janë thirrur nga presidenti Rexhep Taip Erdogan.

Erdogani ka shpallur zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe presidenciale për 24 qershor. Zgjedhjet e rregullta ishin paraparë të mbaheshin mbas një viti.

Ky njoftim është pritur me kundërshtim nga partitë opozitare pasi ato kanë thënë se Erdogani synon të ketë një presidencë me fuqi më të mëdha ekzekutive.

Sfiduesja kryesore e Erdoganit është duke u konsideruar Meral Askener, ish-ministre e Brendshëm, i cilia vitin e kaluar ka formuar Partinë Iyi.

Autoritetet duhet të vendosin nëse partia e Aksener, që ka vetëm pesë deputetë në Parlament, mund të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare.

Prandaj, 15 deputetë nga partia sekulariste CHP i kanë bashkuar kësaj partie, për të përmbushur numrin e duhur në mënyrë që të marrë pjesë në zgjedhje.

Në Turqi, partitë me 20 e më shumë deputetë njihen si grupe parlamentare dhe me automatizëm kanë të drejtë të marrin pjesë në zgjedhje. Partia CHP, pas largimit të këtyre deputetëve ka 116 deputetë në Parlamentin prej 550 ulësesh.

Kjo lëvizje thuhet se është bërë për të sfiduar Erdoganin.

“Miqtë tanë nuk do të njihen si deputetë që lëshuan partinë e tyre. Historia do t’i njoh ata si heronj, që shpëtuan demokracinë”, ka thënë zëdhënësi i partisë CHP, Bulet Tescan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident ndërmjet dy veturave ka lënë të lënduar disa…