Partitë serbe me akuza të ndërsjella për kërcënime dhe shantazhe

23 shtator 2019 | 18:00

Sjelljet jokorrekte, kërcënimet, shantazhet dhe presionet janë duke e përcjellë procesin zgjedhor në hapësirat me shumicë serbe në Kosovë, thonë liderët e partive politike të këtij komuniteti në vend, duke vlerësuar se situata do të përkeqësohet edhe më tej.

Fushata për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat do të mbahen më 6 tetor në Kosovë, do të fillojë zyrtarisht më 25 shtator dhe do të zgjasë 10 ditë. Në garë janë 25 subjekte politike, prej të cilat 4 janë të komunitetit serb, koalicioni ‘Liria’ me seli në Graçanicë, Partia e Pavarur Liberale, po ashtu me seli në Graçanicë, Partia e Serbëve të Kosovës, me seli në Leposaviq, si dhe Lista Serbe, me seli në Mitrovicën Veriore, e cila ka pushtetin lokal në 10 komunat me shumicë serbe. Kjo e fundit, në mandatin e kaluar të legjislativit ka pasur 9 nga 10 ulëset e garantuara për deputetët e komunitetit serb.

Ndonëse fushata zgjedhore ende nuk ka nisur zyrtarisht, akuzat, para së gjithash ndaj Listës Serbe, të cilën e mbështetë Beogradi zyrtar, janë të shumta.

Bartësi i listës së koalicionit “Liria” dhe kandidati për kryeministër, Nenad Rashiq, ka thënë për “Radion Evropa e Lirë” që qëllimi i këtij koalicioni është që popullit serb të Kosovës t’i kthehet dinjiteti dhe e drejta për të vendosur vet. Megjithatë, ai thekson që kushtet në terren janë jonormale dhe se nuk po zgjidhen mjetet për të arritur në pushtet. Prandaj, siç ka thënë ai, kushtet për zgjedhje të ndershme dhe korrekte nuk kanë bazë.

Sipas tij, të gjitha mekanizmat shtetërorë të Serbisë janë përdorur për të ndikuar në trupin zgjedhor serb në Kosovë. Siç thotë ai, e gjithë kjo nuk është diçka e re që kur Lista Serbe ka dalë në skenë, por që, sipas tij, “ajo tashmë ka bërë një hap tutje”.

“Disa njerëz janë larguar nga puna. Një nga bashkëpunëtorët e mi, të premten është suspenduar. Ata që kanë qenë anëtarë të këshillave zgjedhorë janë ftuar nga ana e menaxherit, gjegjësisht punëdhënësit, drejtorit ose kryetarit, që të tërhiqen nga ata trupa ose aktivitete parazgjedhore. Për më shumë, në ato nivele, ka ‘rekomandime’ për punëtorët se nuk do të duhej të takoheshin me mua ose me bashkëpunëtorët e mi dhe që në asnjë mënyrë të mos e nxisin tërbimin e tyre ose të institucioneve. Këtë që po ndodhë tani, me siguri se do të mbetet e shënuar në literaturën për fakultete, lidhur me diktaturën dhe si duhet zbatuar diktatura. Këtë e kemi këtu në terren dhe me siguri që nuk do të bëhet asgjë më mirë, por vetëm më keq”, ka thënë Rashiqi.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në këtë link: https://www.evropaelire.org/a/partite-serbe-kercenime-shantazhe-/30179578.html.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja nga Lidhja Demokratike e Kosovës për kryeministre, Vjosa Osmani,…