Partizani, fituesi i Superkupës së Shqipërisë

19 gusht 2019 | 13:39

Në ndeshjen e luajtur në ‘Elbasan Arena’ Partizani e nisi me shumë ritëm ndeshjen duke shënuar me anë të Malajt në minutën e 5.

Kukësi arrin të barazojë rezultatin në minutën e 35 me anë të Maliqit. Partizani nuk mundi të shfrytëzonte edhe 2-3 raste të tjera për të dyshifuar rezultatin, dukë bërë që pjesa e parë të mbyllej në barazim 1-1.

Në pjesën e dytë e nis me shumë vrull Kukësi ku në minutën e 56 Musta shënon golin e avantazhit për veriorët. U duk se gjithçka ishte mbyllur dhe lojtarët e Kukësit ishin shumë pranë trofeut por Solomon në minutën e 88 prishi entuziamzin e Kukësit. Ndeshja shkoi në shtesë ku siç dukej pësimi i golit të barazimit në fund të kohës së rregull i demoralizoi futbollistët e Kukësit. Partizani përfitoi dukë shënuar edhe dy herë të tjera me anë të Brown në minutën e 94 dhe 99.

Në shtesën e dytë Kukësi ishtë i pafuqishëm për të reaguar ndërsa Partizani administroi lojën deri në fund duke u shpallur kampion i Superkupës së Shqipërisë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
AS Roma është në kërkim të një mbrojtësi dhe anëtari…