Partizani turpërohet nga Teuta, barazim dramatik në Vlorë

05 maj 2018 | 21:10

Duket se raundi i 32-të i Superligës mund të përkufizohet si java e surprizave. Pas fitores së Laçit me Skënderbeun, Teuta ka triumfuar në transfertë me Partizanin, ndërsa sfida në Vlorë është ndarë në barazim në minutat e fundit.

Durrsakët e nisën keq ndeshjen, pasi do të ishin në disavantazh në fillim. Partizani shënoi me penallti me anë të Bathës, por Teuta do të përmbyste gjithçka duke shënuar një fitore 1-3 që i jep aromën e mbijetesës në Superiore. Partizani me këtë humbje tashmë mund të konsiderohet zyrtarisht si jashtë luftës për Kupat e Evropës.

Sakaq në ndeshjen tjetër në Vlorë, përballja ka qenë dramatike, pasi shkodranët kanë shënuar të parët vetëm 7 minuta nga fundi i ndeshjes. Por kur u mendua se takimi do të mbyllej me fitoren e Vllaznisë, ka ardhur goli vendasve. Pas një topi të gjatë nga portieri, Kamara ka marrë një asistim nga Bushiç, gjuan nga jashtë zonës  dhe i çon shifrat në barazim, raporton “Telesport”.

Kjo është renditja e kategorisë superiore pas mbylljes së javës së 32-të:

Superiore – 2017/2018

1.KF Skënderbeu          69 pikë
2.FK Kukësi                  61
3.KS Luftëtari               51
4.KF Laçi                       46
5.KF Partizani              46
6.Flamurtari FC           44
7.FK Kamza                  39
8.KF Teuta                    37
9.KF Vllaznia                37
10.FC Lushnja              11

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania e njohur kineze, Oppo, ka lansuar smarfonin e ri…