Pas Eminit nga Ballkani largohet edhe Jashari

24 qershor 2019 | 15:38

Pas Leart Eminit nga skuadra e Ballkanit është larguar edhe mbrojtësi Dardan Jashari. Ky i fundit ka luajtur për skuadrën nga Suhareka në gjashtë muajit e fundit.

“Pas një gjysmë edicioni tek FC Ballkani, më nuk do jem pjesë e këtij klubi. Falënderoj kryesinë e klubit, shtabin teknik, futbollistët dhe tifozët e FC Ballkanit për bashkëpunimin që patëm, iu uroj suksese të mëtutjeshme”, ka thënë Jashari.

Ende nuk dihet se ku do të vazhdojnë karrierën dy futbollistët e dëshmuar në futbollin e Kosovës: Leart Emini dhe Dardan Jashari.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se…