Pas Klan Kosovës, Rozeta Hajdari ‘godet’ edhe ArtMotion-in

30 korrik 2023 | 23:55

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë nuk është ndalur vetëm me pezullimin e çertifikatave të biznesit për Klan Kosova.

Kështu njoftoi Rozeta Hajdari e cila është në krye të kësaj ministrie duke potencuar se deri më tani janë konstatuar që 48 biznese janë të regjistruara në ARBK me emërtime kundërkushtetuese, dhe e njëjta shtoi se edhe për këto biznese do të veprojnë njëjti si në rastin e Klan Kosovës.

“Ligjshmëria në regjistrimin e biznesit në Republikën e Kosovës

Pas riverifikimit dhe pezullimit të çertifikatave të biznesit për Klan Kosova SH.P.K. dhe ARTMOTION SH.P.K., Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë( MINT) nuk është ndalur vetëm me këto dy raste. Ministria do të vazhdojë edhe me 48 biznese tjera…”, thuhet ndër tjera në njoftimin e Rozeta Hajdarit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti Mevlan Zeka, ka konfirmuar se ka pranuar dy oferta…