Mevlan Zeka konfirmon ofertat nga Arabia Saudite

30 korrik 2023 | 23:21

Futbollisti Mevlan Zeka, ka konfirmuar se ka pranuar dy oferta zyrtare nga Arabia Saudite.

Zeka, i ftuar në Sports Shoë në Klan Kosova, ka potencuar se me klubin aktual Gjilanin, ka kontratë edhe për një vit tjetër, por që siç tha, ai është në kontakt me klubin gjilanas që ta shkëputë kontratën.

“Sipas ngjarjeve të fundit në kuadër te Gjilani, me Gjilanin jemi në bisedime të shkëputjes të kontratës, shumë shpejt do të bisedoj me krerët se çka do të bëhet me neve, kemi oferta secili futbollist, varemi nga futbolli dhe 13 ditë fillon kampionati dhe duhet me marrë një dritë të gjelbër secili futbollist”, u shpreh Zeka.

Zeka, ka thënë se në javën tjetër do t’i vjen oferta e parë.

“Nuk mundemi të vazhdojmë tutje, i kom dy oferta nga Arabia në Ligën e Parë, javën tjetër më vjen oferta e parë”.

“Së pari është kjo oferta nga jashtë vendit, atëherë do të vazhdojë prapë në Kosovë do të vazhdojë me njërën skuadër”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëria dhe Anglia po përgatiten për firmosjen në Shtator të…