Pas më shumë se 50 viteve, fillon zëvendësimi i gypave të azbestit

13 gusht 2020 | 15:31

Komuna e Kamenicës pas më shumë se 50 viteve ka filluar projektin për zëvendësimin e gypave të azbestit në lagjen “Malësia”, “Iliria” dhe në Berivojcë.

I pari i kësaj komune, Qëndron Kastrati, e ka konsideruar si lajm tejet të mirë ndërrimin e gypave, duke thënë se ky problem i kamotshëm për banorët e Kamenicës e tejet i rrezikshëm për shëndetin e qytetarëve tani po merr fund. “Lajm tejet i mirë për komunën tone. Pas më shumë se 50 viteve, tani po bëjmë zëvendësimin e gypave të azbestit në lagjen ‘Malësia’, ‘Iliria’ e në Berivojcë. Ky problem i kamotshëm për banorët e Kamenicës e tejet i rrezikshëm për shëndetin e qytetarëve tanë, tani po merr fund. Sipas këtij projekti që ka vlerën rreth 224 mijë euro, përfshihen edhe kyçjet e rrugëve e shtëpive që ndodhen në këto lokalitete”, ka thënë Kastrati.

Kryetari Kastrati ka thënë se ky projekt është i financuar nga qeveria zvicerane dhe ajo e Kosovës. Gypat do të ndërrohen në lagjen “Malësia” në rrugët “Dëshmorët e Kombit” dhe “Besnik Marovca”, në lagjen “Iliria” në rrugën “Adem Jashari”, në Berivojcë në rrugën “Bajram Curri”. Shtrirja e këtyre gypave është rreth 4 900 metra.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në…