Pas ndarjes, Irina Shayk ende beson në martesë

12 korrik 2019 | 14:40

Irina Shayk nuk po e lejon dashurinë e humbur të ndryshojë pikëpamjen e saj mbi romancën.

Pavarësisht ndarjes nga Bradley Cooper pas më shumë se 4 vitesh së bashku muajin e kaluar, supermodeluesja ruse zbuloi se ende beson tek “princi i kaltër”.

“A besoj unë në martesë?”, ka thënë ajo gjatë një interviste për “Harper’s Bazaar”. “Po sigurisht. Nuk jam ai lloj personi kundër martesës.”

Shayk dhe Cooper janë prindër të një vajze me emrin Lea De Seine.

Por çifti ka shkuar drejt ndarjes muajin e kaluar. Shumë spekuluan se arsyeja e ndarjes ishte nisja e një romance mes aktorit dhe Lady Gagas.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shoqata e Invalidëve të Luftës së UÇK-së përmes komunikate për…