Pas pezullimit të grevës, provimet në Universitetin e Prishtinës mbahen nga 6 shkurti

01 shkurt 2019 | 17:37

Senati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, në mbledhjen e mbajtur të premten ka diskutuar çështjen e organizimit të afatit të provimeve të janarit në njësitë akademike të UP-së.

“Në këtë takim, senatorët u pajtuan që nga e hëna të fillojë procesi i organizimit të provimeve si në afatet kohore në vijim: SEMS-i për paraqitje të provimeve do të jetë i hapur në datat 4 dhe 5 shkurt 2019; Datat e mbajtjes së provimeve: 6 shkurt 2019 deri me 28 shkurt 2019 (përjashtim nga këto data bëjnë ditët e festave zyrtare). Si rrjedhojë e kësaj, obligohen dekanët e njësive akademike që të riorganizojnë datat e provimeve për javët e humbura, sipas specifikave të njësive përkatëse. Po ashtu, informoheni se semestri veror për vitin akademik 2018-2019 në UP fillon me datë 25 shkurt 2019. Senati i Universitetit të Prishtinës i uron studentëve sukses në këtë afat të provimeve!”, është bërë me dije në njoftimin e UP-së.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendra e Mjekësisë Urgjente ka hapur një pikë të re…