Pas presionit dorëzohet Dollenberg, largon hartën, ku Kosova prezantohej si pjesë e Serbisë

03 qershor 2023 | 19:30

Pas insistimit të bashkëpunëtorëve, ekspertëve profesionistëve të shumtë dhe kyçjes së ish ministrave e ministrave Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë më në fund është dorëzuar dhe e ka larguar hartën, ku Kosova prezantohet si pjesë e Serbisë. Këtë e ka konfirmuar edhe vet Aurura Gollenberg në rrjetet sociale.

Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë, më herët Kosovën e ka prezantuar në logon e saj si “Kosovo” dhe si pjesë të Serbisë. Ky lëshim i tyre ka sjellur reagime ekstreme nga bota e mjekësisë shqiptare.

Ka mjaftuar një sensibilizimi i shumë personaliteteve dhe kyçja edhe e ish ministrave e ministrave që Aurora Dollenberg ta largojë nga llogoja Hartën, ku Kosova prezantohet si pjesë e Serbisë.

Shumë personalitete nga bota akademike kanë shprehur dilemën se si është e mundur që një Federatë e tillë e mjekëve që ka pretendime të mëdha dhe globale, të prezantojë Kosovën si “Kosovo” në kuadër të Serbisë dhe në alfabetin serb.

Madje ata që e kanë njohur veprimtarinë e kësaj shoqate nuk kanë treguar habi sepse kjo shoqatë është përcjellur me afera të shumta duke vënë në lajthitje shumë ekspert, pedagog të shquar, duke i angazhuar nëpër konferenca e simpoziume të ndryshme, shkarkime e largime edhe në degën e saj në Gjermani.

Vebsajti i Aurora Dollenberg pa fije turpi e kishte vendosur Kosovën në hartë duke e prezantuar si “Kosovo” duke ju referuar shtetit të Serbisë. Ky lëshim dhe kjo prapaskenë e rrezikshme e kësaj mjekeje kishte ngjallur dilema e dyshime tek publiku të cilët me vëmendje e kanë përcjellur këtë lëshim skandaloz.

Dollenberg me këtë gjest e kishte fyer dhe ulur autoritetin e Kosovës dhe të kolegëve të saj sepse ajo ishte përgjegjëse për vebsajtin e Federatës, ku ndodhej harta, për çka edhe ndodhën reagime të shumta të mjekëve dhe ekspertëve në mbarë Evropën.

Megjithatë dilema kryesore mbetet si është e mundur që Dollenberg të ketë sërish përkrahje nga njerëz të politikës, ish ministra e ministra, njerëz me ndikim në fushën arsimit e shkencës.

Në tërë aktivitetin e Aurora Gollenberg ka edhe dyshime tjera. Shtrohet pyetja cilët janë ish ministrat që po e përcjellin e shoqërojnë në mënyrë të fshehtë dhe po bëjnë takime e plane në vende të caktuara dhe për interesa klanore dhe grupeve të caktuara që ndoshta kanë për qëllim të ndihmojnë “Ballkanin e hapur”.

Shtrohet pyetja a janë këto takime të rastësishme apo të planifikuara megjithatë mbetet të shihet.

/epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një shpërthim shumë i fuqishëm ka detonuar veriun e Mitrovicës…