Pas rritjes së numrit të rasteve me Covid-19, ambasada e ShBA-së bën thirrje për kujdes

22 qershor 2020 | 13:02

Ambasada e ShBA-së në Kosovë ka dalë me një mesazh lidhur me masat mbrojtëse ndaj Covid-19.

Sipas njoftimit të postuar në faqen e kësaj ambasade në “Facebook” thuhet se është shqetësuese rritja e rasteve të fundit me Covid-19 në Kosovë, ndaj dhe ka theksuar se janë të nevojshme mbajtja e maskës dhe distanca e duhur sociale.

Ambasada e ShBA-së ka theksuar se rritja e numrit të rasteve me Covid-19 ka shtuar barrën në spitale që tashmë kanë kapacitete të kufizuara për ndihmë mjekësore.

Kjo ambasadë ka bërë thirrje që të ndërmerren masat parandaluese kundër transmetimit të Covid-19, duke përfshirë përdorimin e mbulesave të fytyrës ose maska, duke mbajtur distancën e duhur sociale dhe larjen e duarve. “Ne jemi me ju”, thuhet në njoftimin e kësaj ambasade.

https://www.facebook.com/kosovo.usembassy/photos/a.127808730578624/4661636613862457/?type=3

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duhet të ishte turneu që do të konfirmonte tenisin si…