Dy tenistë rezultojnë pozitivë me Covid-19

22 qershor 2020 | 12:59

Duhet të ishte turneu që do të konfirmonte tenisin si një nga sportet më të sigurt sa i përket përhapjes së koronavirusit, por në të vërtetë është kthyer në një “bombë biologjike”.

Pas Grigor Dimitrov edhe Borna Coriç ka zyrtarizuar personalisht se është pozitiv me Covid-19. Tenisti kroat ashtu si edhe ai bullgar janë infektuar gjatë turneut “Adria Tour”, ku merrte pjesë edhe Novak Djokoviç.

Nga 22 pjesëmarrësit e “Adria Tour” që iu nënshtruan testit me tamponë, tre rezultuan pozitiv, dy tenistët e lartpërmendur dhe një prej trajnerëve. Sa i përket Djokoviqit, ai pritet të kryejë një tjetër test në Beograd, për të mësuar nëse është prekur apo jo nga Covid-19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bruce Beutler, fitues në vitin 2011 i Çmimit Nobel për…