Pas rritjes së rasteve me Covid në Prishtinë, Ahmeti merr këtë vendim

21 tetor 2020 | 15:23

Pas rritjes së numrit të rasteve me Covid-19 në Kosovë, e veçanërisht në Prishtinë, takimet me palë në Drejtorinë e Urbanizmit do të pezullohen.

Kështu ka njoftuar kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”.

“Rritja e numrit të rasteve me #Covid-19 ka përkeqësuar situatën epidemiologjike, prandaj kemi marrë vendim që si masë mbrojtëse kundër përhapjes së virusit të pezullohen përkohësisht takimet me palë në Drejtorinë e Urbanizmit”, ka shkruar Ahmeti.

Vetëm në 24 orët e fundit në Prishtinë janë konfirmuar 72 raste të reja me Covid-19.

Rritja e numrit të rasteve me #covid19 ka përkeqësuar situatën epidemiologjike, prandaj kemi marrë vendim që si masë…

Publiée par Shpend Ahmeti sur Mercredi 21 octobre 2020

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka thënë se…