Pas ShBA-së, Kurti shkon në Zvicër

23 maj 2022 | 11:49

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pas qëndrimit disa javor në ShBA, ka udhëtuar për në Zvicër ku do të marrë të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror që mbahet në Davos/Klosters.

Siç ka njoftuar zyra e kryeministrit, Kurti aty do të takohet me përfaqësues të kompanive të ndryshme dhe liderë politikë si dhe do të marrë pjesë në panelin “Dialogu i diplomacisë për Ballkanin Perëndimor”.

Gjatë qëndrimit në Zvicër, kryeministri Kurti gjithashtu do të zhvillojë takime me mërgatën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manuel Neuer ka rinovuar kontratën me Bayern Munchen, me portierin…