Pas spekulimeve se është fejuar, megjithatë shihet e vetme në Londër

09 tetor 2020 | 12:52

Është përfolur shumë kohët e fundit për një fejesë të mundshme me Romain Gavras pasi u pa duke mbajtur një unazë diamanti në gishtin e martesës.

Dhe Rita Ora paraqiti një figurë elegante në ftohtësinë e vjeshtës ndërsa u largua nga shtëpia e saj në Londër të enjten, shkruan DailyMail.

Krijuesi i hitit “Anywhere”, 29 vjeçare, u mbulua me një pallto të gjatë gri të errët dhe kapele të zezë sportive ndërsa po dilte në rrugë.
Rita gjithashtu kishte veshur një palë çorape ngjyrë kafe, ndërsa kishte me vete një çantë të zezë.

Sidoqoftë, flokët e saj me kaçurrela e bënin të dukshme, teksa ka vendosur t’i linte të lëshuara anash mbi shpatullat e saj.

Rita dukej “në botën e saj” ndërsa ishte e mbështjellë me pallton e saj të dimrit.
Kjo paraqitje e saj vjen vetëm pak kohë pasi ylli së fundmi shkaktoi thashetheme për një fejesë të mundshme me të dashurin Romain Gavras, pasi ajo u pa duke bartur një unazë diamanti në gishtin e martesës.

Rita u pa duke e vënë unazën e saj kur u largua nga restoranti meksikan ‘Taqueria’ në Londër të premten e kaluar.

James Constantinou i ‘Prestige Pawnbrokers’ tha se stolia e re e Ritës dukej se ishte një unazë safiri dhe diamanti, e cila nëse ishte një copë antike, dhe mund të kushtonte rreth 50,000 dollarë.

Sidoqoftë, pavarësisht spekulimeve, një burim i afërt me Ritën i tha The Sun se ajo ishte një stoli e thjeshtë dhe jo një unazë fejese.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës pas pranimit të informacioneve se në një…