Pas suksesit të jashtëzakonshëm në Gjermani, afaristi Isak Neziri vendos të kthehet për investime në Kosovë

18 tetor 2023 | 22:14

Nga Mynihu i Gjermanisë, televizioni i gazetarëve, Kanal10 ka sjellur në emisonin “Politiko”, një rrëfim suksesi të afaristit nga Kosova, Isak Neziri, i cili ka të punësuar rreth 400 punëtorë.

Ai pas një suksesi të jashtëzakonshëm në Gjermani ka vendosur të kthehet në Kosovë, siç është deklaruar për të kontribuar për vendin.

Ai tutje tha që Kosova ofron mundësi për investime por duhet punë dhe sinqeritet që bashkërisht ta zhvillojmë Kosovën.

Neziri tha që tani nuk ka arsye që të rinjtë të ikin nga Kosova sepse tani ka mundësi që të investojmë dhe të krijojmë vende të reja të punës.

“Është fat i keq që rinia po ikën nga Kosova, kjo është arsyeja që unë së bashku me afaristë nga Gjermania kemi vendosur që të kthehemi për të investuar në Kosovë”, tha Neziri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka deklaruar se nga…