Pas sulmit në veri, Bahtiri kërkon nga qytetarët ta ruajnë qetësinë

18 mars 15:57

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka dënuar thyerjen dhe zjarrvënien në Qendrën e Mjekësisë Familjare dhe në paralelen e shkollës “Azis Sylejmani” në lagjen “Kodra e Minatorëve” në pjesën veriore të Mitrovicës.

Bahtiri ka kërkuar nga qytetarët që të ruajnë qetësinë. “Ju bëjë thirrje organeve gjegjëse që sa më shpejtë t’i identifikojnë dhe dënojnë kryesit e këtyre veprave. Rastet e tilla janë të papranueshme, pavarësisht se cilit nacionalitet i takojnë, andaj lus edhe kryetarin e veriut të Mitrovicës, Goran Rakiq, që ta dënojë këtë rast sepse ngjarjet e tilla e rëndojnë jetën e qytetarëve në veri”, ka thënë Bahtiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reprezentuesi i Gjermanisë, Julian Draxler pritet të largohet nga Paris…