Pas tri dekadash investohet në sallën solemne të pallatit të kulturës “Asim Vokshi”

19 dhjetor 2018 | 14:07

Kështu do të duket  salla solemne e pallatit të kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë. Ky është projekt i cili tashmë do të realizohet dhe punimet për të veç se kanë filluar.

Drejtoresha për Kulturë Rini dhe Sport Saranda Hyseni, na tregoj se ky është investimi i parë që po bëhet rrënjësisht në sallë që nga hapja e saj e që do të kushtojë 28 mijë euro. Tashmë qytetarët e Gjakovës e në veçanti komuniteti artistik do ta kenë një ambient më të mirë për të zhvilluar aktivitetet e tyre.

Përveç këtij projekti Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport është duke investuar edhe në objekte tjera kulturore dhe historike në komunën e Gjakovës. Për të cilat drejtoresha Hyseni ka njoftuar ne detaje.

Vlera e investimeve të cilat janë bërë përgjatë vitit 2018 nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport është 78 mijë euro. Qëllimi i të gjitha projekteve është që të ofrohet një infrastrukturë më e mirë në zhvillimin e aktiviteteve të çfarëdo lëmie./TV Syri Vision

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bayern Munchen po dëshiron ta transferoj në janar sulmuesin e…