Pas vaksinës kundër Covidit, ‘BioNTech’ sjell një tjetër risi për malarien

27 korrik 2021 | 15:27

“BioNTech”, kompania e bioteknologjisë e themeluar nga Tureci dhe Sahin në Gjermani, e bërë e njohur më së shumti për vaksinë kundër Covidit në bashkëpunim me “Pfizer”-in, ka njoftuar për qëllimet dhe objektivat e saj të reja për publikun.

Drejtori i përgjithshëm i kompanisë, Ugur Sahin, ka treguar se ata po përgatiten të zhvillojnë një vaksinë kundër malaries, e cila prek miliona njerëz në të gjithë botën çdo vit.

Sahini ka bërë me dije se provat e vaksinës do të fillojnë në fund të vitit 2022.

“Përgjigja jonë ndaj pandemisë ka demonstruar se si shkenca dhe inovacioni mund të transformojnë jetën e njerëzve kur ata punojnë së bashku drejt një qëllimi të përbashkët. Ne jemi duke punuar për të sjellë risi tona për ata që kanë më shumë nevojë për të. Së bashku me partnerët tanë, ne duam të zhvillojmë një vaksinë të sigurt dhe efektive të bazuar në mARN për malarien për të parandaluar sëmundjen dhe për të zvogëluar vdekshmërinë. Qëllimi ynë është të krijojmë një zgjidhje të përhershme për kontinentin Afrikan dhe rajone të tjera të prekura nga kjo sëmundje” është shprehur Sahini.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, të paktën 409 mijë njerëz në 2019 kanë vdekur nga kjo sëmundje ndërsa numri i të infektuar  është 229 milionë dhe prek më shumë kontinentin afrikan.

Fëmijët nën moshën 5 vjeç dallohen si grupi më i prekur në Afrikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tjetër atlet shqiptar i ka dhënë fund garimit në…