Pas votimit të rezolutës për mbylljen e kazinove, policia nis aksionin në Gjakovë

22 mars 2019 | 14:39

Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot një rezolutë të propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ku kërkohet pezullimi i aktiviteteve të kazinove dhe lojërave të fatit si dhe plotësim/ndryshimi i ligjit përkatës.

Kjo rezolutë që mori mbështetjen e 74 deputetëve, përveç pezullimit të aktivitetit të lojërave të fatit, kërkon nga Qeveria që të sjellë një ligj për t’i ndaluar ato.

Menjëherë pas votimit të kësaj rezolute, Policia e Kosovës dhe inspektorati i Komunës në Gjakovë kanë ndërmarrë aksion për mbylljen e kazinove.

(L. Z. /Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), me mbështetje të…