Pas Ziadin Selës dorëhiqet nga pozita e saj edhe deputetja Ilire Dauti

12 shtator 2022 | 17:15

Deputetja e Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti dorëhiqet nga detyra koordinatore e grupit parlamentare të ASH-së. Dauti në rrjetet sociale ka njoftuar se një vendim i tillë vjen si pasojë e rezultatit zgjedhor të ASH-së në Tetovë.

“Rezultati në zgjedhjet e fundit lokale e edhe me shumë rezultati tejet i dobët për Këshillin e Tetovës më goditi  edhe mua, e ndërgjegjja ime si deputete e zonës gjashtë nuk e tejkalon e s’mund të jem indiferente. Prandaj ju njoftoj që sapo jam dorëhequr nga Koordinatore e Grupit Parlamentar të Aleancës për Shqiptarët, të vetmin emrin që kam për momentin nga subjekti politik”, tha Ilire Dauti, Deputete e ASH-së.

Dauti nuk ka shprehur drejtpërdrejt ambiciet për ndonjë pozitë partiak pas dorëheqjes së Ziadin Selës nga pozita e kryetarit, por në fund të njoftimit për largimin nga funksioni i koordinatores ajo shpjegon se pozita që ka mbajtur deri tani ishte e vetmja e besuar nga partia që i takon. Në pozitën e koordinatores erdhi pas shkëputjes së Alternativës nga koalicioni me Aleancën për Shqiptarët.

Për momentin ASH-ja në Kuvend përfaqësohet me 8 deputetë. Nga Aleanca për Shqiptarët nuk kanë njoftuar se kush do ta zë vendin e Dautit. Dorëheqja e saj është e dyta me radhë pas largimit të Ziadin Selës nga pozita e kryetarit të partisë më 20 gusht, si pasojë e rezultatit të dobët në zgjedhjet për këshillin komunal të Tetovës.

Këtë javë ASH pritet të mbajë mbledhjen e Kuvendit në të cilën do të konstatohet dorëheqja e Selës dhe do të caktohet Kongresi i partisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Neymari po merr përdore skuadrën e PSG-së këtë sezon, me…