Pasagjeri hedh monedha në motorin e avionit

27 shkurt 2019 | 11:56

Një kompani ajrore kineze ka paditur një pasagjeri, i cili shkaktoi më shumë se 21 mijë dollarë dëme, pasi hodhi monedha në motorin e një avioni.

Stafi i linjës ajrore, i quajtur ironikisht “Lucky Air”, mori në pyetje pasagjerët pasi gjetën dy monedha në asfalt pranë motorit të majtë të avionit para se të niseshin në fluturim më 17 shkurt.

Një pasagjer 28-vjeçar, i identifikuar vetëm si “Lu”, ka pranuar hedhjen e monedhave në motor të avionit dhe është paditur për anulimin e fluturimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dëbora ngjyrë jeshile në qytetin rus të Pervouralskit ka ngritur…