Ministrja gjermane e Mbrojtjes po qëndron për vizitë në Kosovë, takohet me komandantin e KFOR-it

02 dhjetor 2019 | 02:40

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, e cila drejton partinë CDU, Annegrat Kramp – Karrenbauer po qëndron për vizitë në Kosovë.

KFOR-i në faqen e vet në “Twitter” ka njoftuar se të dielën në selinë në Prishtinë, komandanti i forcve të NATO-s në Kosovë e ka pritur pasardhsën e kancelares Angela Merkel në CDU, e cila poashtu mban pozitën e ministres së Mbrotjes.

“Komandati i KFOR-it ka mirëpritur sot ministren gjermane të Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrebauer në selinë në Prishtinë. Gjeneralmajor Michele Risis shprehu falënderimin e tij për kontributin e Gjermanisë në KFOR, në përkrahje të sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Edhe Kramp – Karrenbauer përmes një postimi në llogarinë e saj në “Twitter” ka theksuar se KFOR-i është i rëndësishëm për Kosovën dhe rajonin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka vizituar të dielën…