Pasi kërkoi ndryshime të brendshme, Zhegrova i bie ‘pishman’

13 shtator 2023 | 08:51

Edon Zhegrova ka reaguar pas ndeshjes mes Rumanisë dhe Kosovës. Pas ndeshjes ai i sulmoi të gjithë.

Sulmuesi foli për ndryshime të brendshme, pastaj la shumë pikëpyetje, duke thënë se duhet të flasë kapiteni Amir Rrahmani ose zyrtarët e lartë të FFK-së.

Por vetëm tri orë pasi dha atë deklaratë publike, Zhegrova është munduar të sqarohet nëpërmjet një storje të publikuar në Instagram.

“Duke pas parasysh se është folur shumë gjatë orëve të kaluara, dua të sqaroj gjithë opinionin në lidhje me një deklaratë të mbrëmshme pas lojës. Qëllimi dhe mendimi im i vetëm ka të bëjë me çasjen në lojë dhe formën se si luajmë e jo me ndryshime të tjera. Pavarësisht interpretimeve që mund t’i bëhen fjalëve të mija”.

“Unë nuk kam folur dhe nuk kam aluduar për asnjë moment për asnjë ndryshim tjetër, përveç ndryshimin brenda fushës së lojës, ndryshim për të cilin vazhdoj të mendoj se na duhet madje shumë”, ka shkruar Zhegrova.

Deklarata e 24-vjeçarit ishte e shumë e qartë menjëherë pas ndeshjes se duhen bërë ndryshime të brendshme, por ai duket se po harron që fjala publike ka peshë të madhe dhe duhet t’i qëndrojë mbrapa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rumani - Kosovë, ndeshja më e rëndësishme e të dy…