Pasi Turqia e hoqi veton për Suedinë e Finlandës, Bideni flet sërish

30 qershor 2022 | 07:57

Joe Biden, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka thënë se NATO-ja është krenare t’i ftojë Ukrainën dhe Suedinë të bëhen anëtare të aleancës ushtarake euroatlantike.

Deklarata e Bidenit në “Facebook” vjen në kohë kur në Madrid po mbahet Samiti i NATO-s.

Turqia e ka hequr veton për Finlandën dhe Suedinë pasi u pajtuan për ekstradimin në Turqi të figurave që Ankaraja i konsideron terroriste.

“Vendimi i tyre për t’u bashkuar me këtë Aleancë do të na bëjë më të fortë dhe më të sigurt. Do t’i forcojë hapat që po ndërmarrim gjatë këtij samiti për ta rritur forcën tonë kolektive”, ka shkruar Biden.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Poeti Xhevdet Bajraj do të varroset sot në varrezat e…