Pasi vizitoi Thaçin në Hagë, Sali Bislimi viziton edhe babanë e tij në Burojë

05 korrik 2022 | 22:51

Drejtori i zyrës ligjore First-consulting.ch në Bern dhe Delemont të Zvicrës, ambasadori i Paqes, Sali Bislimi, ka vizituar sot në Burojë të Skenderajt babanë e ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili ndodhet në paraburgim në Hagë.

Bislimi para disa ditësh ka vizituar në Hagë edhe ish-presidentin Hashim Thaçi.

“Vizitë babës së presidentit historik, themelusit të shtetit të Kosovës z. Hashim Thaçi. Miqtë janë krahet e njeriut. Mirë se na erdhe Sali ishin fjalët e bacit Haxhi. Jam këtu për t’ju konfirmuar baci Haxhi mbështetjen e parezervë për vëllaun tonë, themelusit të shtetit tonë në precesin e Gjykatës së Hagës, ku jemi të bindur së shpejti do ta kemi në mesin tonë”, ka shkruar Bislimi në llogarinë e vet në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampioni i Kosovës, Ballkani ka debutuar me barazim në arenën…